E Diel, 1 Nëntor 2026

"T'i themi lamtumirë turizmit në Krujë, Lezhë e Durrës?"

Falënderojmë redaksinë që solli në vëmendje këtë shkrim të rëndësishëm nga gazeta amerikane për plehrat e Napolit. Shqiptaret nuk lejuan para disa vitesh lojën e Nanos që plehrat e Kamorrës italiane të silleshin në Shqipëri. Mirëpo, si do t'i bëhet hallit "Kamorrës" së çimentove? Jo pak, por 6 fabrika çimentoje ka miratuar qeveria vetëm këto 6 muajt e fundit. Gojët e këqija thonë se njëra fabrikë, i qenka blatuar një "biznesmeni të fuqishëm të së djathtës" (sa qesharak ky etiketim, por sa real për Shqipërinë) për t'ia mbyllur gojën dhe si kompensim për ndërtimin e disa depozitave të naftës pranë një prone të tij në një qytet tjetër. Të shkonte fitimi nga dy-tre fabrika çimentoje (aq sa i duhen Shqipërisë) për shkollat dhe spitalet e vendit - që janë për faqe të zezë - do të ishte gjysma e së keqes. Por kjo puna e kthimit të Shqipërisë në "prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të çimentos në Ballkan" ngjan e krahasueshme, në mos më shqetësuese se historia e miliona tonëve të plehrave të Kamorras. T'i themi lamtumirë turizmit në Krujë, Lezhë e Durrës. Prite kur ndotja e çimentos së Fushë Krujës të na mbijë edhe në Tiranë!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›