"Shkatërrimi intelektual i një populli, është shkatërrimi i së ardhmes"
Të diplomohesh në çdo shtet të huaj gëzon respekt, ndryshe ndodh në vendin tonë dhe fajtor për këtë, për mendimin tim është përhapja në masë e mentaliteti që shkolla po merret me të paguar. Ndaj, ndonjëherë më vjen turp të prezantohem si i diplomuar, (edhe pse kamë mbaruar me rezultate të shkëlqyera, si në Tiranë edhe në Bolonjë) sepse, do më pyetet sa e kam paguar. E kanë kthyer korrupsionin intelektual, në të ligjshëm. Si intelektual pa thonjëza, citoj: "Shkatërrimi intelektual i një populli, është shkatërrimi i së ardhmes së tij".