E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre vajza gjermane vullnetare në zonat e përmbytura

Isabel, Wiebke dhe Maike, gjimnaziste, janë anëtare të Fondacionit "Jürgen Vahn”, të cilat kanë lënë qytetin e tyre në Soest të Gjermanisë për të ofruar ndihmën e tyre vullnetare për banorët e Velipojës.

“Është një kënaqësi të vizitosh Shqipërinë. Njerëzit janë miqësor dhe mikpritës, ne kemi vizituar shumë banorë, shtëpitë e të cilëve për ditë të tëra kanë qenë nën ujë nga fatkeqësia natyrore por tani situata është normalizuar. Ne u kemi ofruar atyre ndihma dhe do jemi pranë tyre për dy javë” u shprehën tre vajzat.

“Ne kemi jetuar momente  të pabesueshme. Njerëzit e rrethuar nga uji në Shkodër, na pyesnin neve nëse mund të na ndihmoni. Biles ato na ofronin gjëra për të na falënderuar. Jemi shumë të prekura. E pabesueshme”, vijuan.

Ato kanë zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka shprehur vlerësimet dhe falënderimet për humanizmin dhe ndihmën e ofruar. Gjatë bisedës, vajzat njohën Kryetaren e Kuvendit me ndihmat që ato kanë mbledhur në ndihmë të banorëve të Velipojës ndërsa theksuan se përveç mbledhjes së ndihmave financiare ato kanë shpërndarë edhe veshmbathje e lodra për fëmijët e kopshteve në këtë zonë./Start/

                                                                                             2011-01-11 15:57
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›