E Diel, 1 Nëntor 2026

"Amnesty International" reagon pas disa raste keqtrajtimesh në polici

Organizata e njohur e të drejtave të njeriut "Amnesty International" ka reaguar pas denoncimit në Shqipëri nga ana e Avokatit të Popullit te disa rasteve të keqtrajtimeve në komisariatet e policisë. "Amnesty" gjithashtu është shprehur e shqetësuar pas kallzimit penal që drejtoria e Policisë së Shkodrës ka bërë ndaj Avokatit të Popullit Dobjani, me pretendimin se ka prishur hetimet rreth një ngjarjeje gjatë një kontrolli të befasishëm në mjediset e saj. "Amnesty" ka kërkuar nga autoritetet e Drejtësisë shqiptare që të nxisin gjykatësit e prokurorët për nisjen e hetimeve në rastet e torturës apo keqtrajtimeve nga ana e oficerëve të policisë.
Javët e fundit, zyra e Avokatit të Popullit u vu në qendër të vëmendjes, pas denoncimeve të saj të disa rasteve të keqtrajtimeve të kryera nga punonjës të policisë ndaj personave të shoqëruar, apo të ndaluar. Rasti më i bujshëm ishte ai i ditëve të para të nëntorit, kur një person i ndaluar nga komisariti i Sarandës për tentativë të kalimit të paligjshm të kufirit ishte rrahur nga punonjës të policisë aq shumë, sa umbi ndjenjat në sallën e gjyqit dhe për shumë ditë qëndroi në spitalin e burgut në Tiranë. Falë ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, menjëherë u vu në lëvizje edhe Prokuroria e më pas, oficeri i policisë së zyrës antitrafik u arrestua. Javën e shkuar sërish avokati i Popullit Ermir Dobjani denoncoi një tjetër rast keqtrajtimi, këtë herë në komisariatin e Shkodrës, ku ai vetë kishte shkuar personalisht i shoqëruar edhe me dy përfaqësues të Zyrës së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›