Durres-Kukes, Basha, neser në prokurori

Zef Nikaj, avokati i Lulzim Bashës, deklaroi për gazetën "Shqip" se ditën e enjte në orën 14.00, do të paraqitet
në prokurori si shenjë respekti ndaj institucionit kushtetuese të shtetit shqiptar.
"Jam konsultuar me klientin tim, Lulzim Basha, i cili ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye pune, për paraqitjen tone në prokurori si shenjë respekti ndaj organeve kushtetuese. Kam marrë konfirmimin se vetë z. Basha do të shkojë në prokurori. Natyrisht do të njihemi me pretendimet e grupit të hetimit dhe më pas do të vendosim për nismat tona ligjore", deklaroi avokati.
Ai saktësoi se pas njohjes me aktakuzën, ditën e enjte do të kryejnë një padi për kundërshtimin e prokurorisë. Mësohet se padia mund të realizohet në Gjykatën e Lartë, e cila është gjykata kompetente për hetimin gjyqësor të deputetëve.