"Durrës-Kukës",Basha nesër në prokurori

Kreu i diplomacisë shqiptare pranon të shkojë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të jape të gjitha shpjegimet se veprimi dhe mosveprimi i tij nuk i ka kushtuar asnjë qindarkë humbje shtetit shqiptar gjatë ngritjes së dokumentacionit për rrugën Durrës-Kukës. Avokati i tij, Zef Nikaj, u shpreh dje për se "ligji nuk e detyron klientin e tij që të shkojë në prokurori, por ai ka vendosur të paraqitet". Nikaj ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar dhe atij fletëthirrje që të paraqitej për të mbrojtur interesat e klientit të mbrojtur prej tij. "Prania ime është e domosdoshme dhe natyrisht që duhet të paraqitem pranë organit të akuzës, të enjten, ashtu sikurse nënshkrova fletëthirrjen", - deklaroi Nikaj.