E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende nuk dihet a do të ketë VC publike në shesh

Ende nuk dihet nëse do të ketë tualete publike në sheshin “Zahir Pajaziti” ashtu siç është planifikuar.

Tualetet publike nëntokësore të parapara në projekt, janë kundërshtuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Për këtë veprim të tyre Komuna e Prishtinës është e detyruar që të ndjek rrugën ligjore. Zëdhënësi Asdren Osaj konfirmon për Radio Kosovën se brenda javës së ardhshme pritet të merret vendimi përfundimtarë. Ai thotë se ky projekt nuk ka arsye që ndalohet.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” brenda ditës frekuentojnë mijëra qytetarë, prandaj ndërtimi i tualeteve publike është i domosdoshëm. Për disa qytetarë, veçanërisht për ata që vizitojnë kryeqytetin, ndërtimi i tualeteve është i nevojshëm.

Ata thonë se në mungesë të tyre, janë të detyruar të gjejnë alternativa tjera.

Por, për banorët e kësaj pjese, tualetet janë të nevojshme, por, në këtë pjesë, ndërtimi i tyre është ofendues.

Ndryshe, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bazuar në ankesat e qytetarëve, ka urdhëruar Drejtorinë për Infrastrukturë të Komunës së Prishtinës, që t’i ndërpres punimet lidhur me ndërtimin e tualeteve publike në sheshin Zahir Pajaziti, pasi që ato janë në kundërshtim me Ligjin e Planifikimit Hapësinor, Ligjin e Ndërtimit, si dhe aktet nënligjore të dala nga këto ligje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›