E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bëra reflektim tërë natën dhe ndryshova mendim..."

Të zerrikshëm paskan qenë k'ta kamunistat, mër jahu! Ene Nju Jork Tajmsin dhe CNN e morën! Prit kur të marrin edhe Figaron, edhe Le Monde. Pastaj edhe atë "Corriere de la Sera" të italionit, s'e kanë problem fare se i kemi afër ata pepinot. Ej çfarë dreq kodoshësh paska qen' kjo fara e Kajo Karafilit! Pupupu! Ja, unë që kam sharë Berishën, tani bëra reflektim tërë natën dhe ndryshova mendim. Po mër po. Do ta pastroj kungullin tim nga këto lakrat komuniste që kam në koke, se trupin e pastrova që në mëngjes. Shkova në banjë dhe u lava e u fshiva mirë e mirë me nja 3 "Nju Jork Tajms"-a se isha bërë këllirë nga ndikimet kamuniste. Nuk më besoni ju të "Shekullit"? Për atë Zot u fshiva dhe ato faqet e ndyra të NYT, i postova drejt Kryeministrisë që të më besojë Sali kumandari, që i marrshin pleshtat armiqtë e nëmur të brendshëm dhe të jashtëm! Unë e ndigjova kshillën e Partisë dhe e ndyva "NY Times" që në sabah. Edhe drejt Francës, i postova ca faqe drejt veglave të Partisë atje që të jenë në korrent shokët tanë debatikas demokratë, që jemi të fortë dhe nuk na mposhtin dot k'ta liliputat kamunista.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›