"Dorëheqja, për të krijuar standardin e garantimit të sigurisë fizike"
Kur zgjidhet një qeveri detyra e parë e saj është garantimi i funksionimit të shtetit që përfshin mbrojtjen e qytetareve, garantimin e të drejtave themelore (ku hyn dhe e drejta për të jetuar) mes të tjerash. Më pas, njerëzit presin dhe përparim ekonomik, social, kulturor etj., në fushata zakonisht dëgjojmë të vetëm për këto të fundit se mendohet që detyrën e parë të qeverisë do ta bëjë çdo krah politik dhe çdo njeri që del e kërkon votën do ta përmbushë këtë minimum detyrimisht.
Pra, ky aksidenti i fundit tregoi se shumë segmente të shtetit (dhe gjithashtu disa segmente shumë pranë qeverisë) nuk funksionuan. D.m.th, qeveria nuk përmbushi funksionin themeltar të saj. Kjo është ideja. Unë nuk po mundohem t'i mbush mendjen Saliut të ndihet fajtor se s'kam si e bëj këtë, por unë mendoj se qeveria në Shqipëri duhet të iki dhe në këtë mënyrë të tregojë që çdo person/qeveri që vjen aty duhet të garantojë këto gjëra minimale, në radhë të parë, dhe nëse nuk është në gjendje ta bëjë këtë atëherë ka një kosto të cilën ata duhet ta heqin (në këtë radhë, minimumi dorëheqja).