E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Big Brother", pa opinionist klasik

Për ata që kanë aplikuar, këto janë ditë tepër emocionuese, pasi shfaqja më e madhe në Shqipëri, “Big Brother”, do të fillojë shumë shpejt.  

Edicioni i  “Big Brother 6”, do të vijë tërësisht ndryshe dhe loja këtë vit do t’i ngjajë fare Bigut standard që kemi parë deri tani në ekranet tona. Një formatim i ri do ta bëjë këtë shfaqje po aq interesant sa edhe të vështirë për konkurrentët.

Mësohet se nuk do të jetë më opinionisti klasik siç kemi parë këto vite, por do të jenë disa. Personat që do të bëhen pjesë e programit do të jenë profesionistë të fushave si psikologjia, sociologjia apo edhe filozofia. Pra ekspertë të cilët do të japin një opinion dhe vlerësim më të saktë lidhur me problematikat që mund të kenë banorët në këtë shou gjigant. Deri tani emrat të përfolur por jo të konfirmuar, sipas "Mapo" janë Artan Fuga, por edhe Delina Fico. Këta janë emrat që prej disa javësh qarkullojnë si opinionistët e mundshëm të bigut sivjet. Ndërsa gazetari i njohur Arjan Konomi nuk dihet nëse do të jetë më në këtë rol apo jo.

Transformimet kanë nisur këtë vit  dhe një linjë e re do i shtohet asaj klasikes, që do e nxjerrë në pension një herë e mirë, të paktën për këtë vit,  frazën e pëlqyer “isha vetvetja” dhe debatet pa fund “isha-s’ishe”. Asnjë nga konkurrentët nuk do jetë vetvetja, sepse secili do mbajë një sekret të madh dhe loja e tij përveçse mos të eliminohet nga televotimi, do synojë të mbajë sa më gjatë sekretin dhe të zbulojë sekretin e tjetrit. /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›