"Bllof" në aksionin antieksploziv, Renea dyndet në Shkodër për fishekzjarre

Fishekzjarret trembin nxënësit dhe mësuesit e një shkolle, por edhe vetë policinë. Qendra e Shkodrës, ose më saktë pjaca e saj në afërsi të Bashkisë së Shkodrës dhe ish- Kinemasë Verore, është tronditur nga një alarm, për një pako bombë të vendosur pranë shkollës Zemra e Krishtit dhe shtëpisë së Jozefina Topallit, e cila në të vërtetë rezultoi të ishte vetëm një sasi fishekzjarrësh.
Alarmi është dhënë nga roja i shkollës, i cili ka parë në shkallët dhe rrethimin e saj një pako të dyshimtë dhe për këtë ka njoftuar njërin nga mësuesit. Menjëherë kanë ardhur forcat e policisë dhe kanë kontrolluar për eksploziv të mundshëm, por masat e sigurisë nuk kanë qenë në nivelin e duhur, pasi vetëm nxënësit kanë dalë në rresht dhe kanë kaluar përpara pakos së dyshimtë dhe janë lejuar edhe persona të ndryshëm të lëvizin lirshëm në territorin që praktikisht duhej të izolohej rreptësisht. Por mediat dhe kamerat janë ndaluar më një rreptësi për të filmuar pakon dhe eksplozivin e mundshëm.
Aludimet për fishekzjarret
Në fillim u hodh ideja e një eksplozivi të përgatitur në mënyrë profesionale dhe aq më tepër i telekomanduar por me sa duket me ardhjen e forcave xheniere të Reneas nga Tirana, kjo gjë ka rënë poshtë si pistë e rrezikshme. Gjithsesi u vu re qartë se masa sigurie për kalimtarët dhe njerëzit afër vendit nuk ishin të mira dhe të një largësie të sigurt. Në fakt, vendi është një rrugicë dhe me përmasa tepër të ngushta dhe shtëpia e zonjës Topalli edhe dhënë pjesërisht me qira dhe shkolla Zemra e Krishtit janë afër dhe midis tyre ishte vendosur pakoja e dyshimtë e eksplozivit. Renea bëri punën e saj dhe e ka shpërthyer pakon me mënyrën e tyre, ku u dëgjua vetëm detonacioni i rastit, por jo shpërthim tjetër i madh. Nuk u sqarua asgjë në se kishte eksploziv apo jo në paku, por në komunikatën e DPQ-së së Shkodrës u tha se ishte pako fishkezjarrësh, pa fishekzjarre brenda. Kaq konfuze ishte komunikata e policisë së Shkodrës sa qendrën e Shkodrës, e çonte në periferi të qytetit në lagjen Mark Lula e populluar kohët e fundit dhe ky saktësim i policisë, hedh akoma më mister për pakon dhe ngjarjen, e cila në fakt u mbyll vetëm me mister dhe jo me dëme për fat të mirë. Kështu, policia e Shkodrës ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me dyshimet për eksploziv pranë shkollës fetare dhe banesës së kryeparlamentares, duke denoncuar persona të papërgjegjshëm që investojnë policinë. Në deklaratën për media, Drejtoria e Policisë së Shkodrës informoi se personeli i shkollës jopublike, 9-vjeçare Zemra e Krishtit, në lagjen Mark Lula të qytetit, sinjalizoi se në afërsi të portës kryesore, pikërisht jashtë mureve rrethuese të shkollës, ndodhej një pako e dyshimtë. Drejtoria rajonale e policisë komunikoi me Policinë e Shtetit dhe kjo e fundit e urdhëroi sektorin vendor që të mos bëjë asnjë veprim, duke dërguar në vendin e supozuar të lëndës plasëse, një ekip ekspertësh antieksploziv të repartit RENEA. Pasi u bë sigurimi i vendit dhe evakuimi i të gjithë personave që gjendeshin në shkollë dhe në një rreze disa qindra metrash përreth saj, u morën masa për verifikimin e pakos dhe asgjësimin e saj, - detajoi policia, ku ekspertët antieksplozivë të saj konstatuan që në pako ishin vendosur tre fishekzjarrë, të cilët nuk paraqisnin asnjë rrezikshmëri. Pakoja ishte një ambalazhim fishekzjarrësh, e cila ishte bosh brenda pa asnjë lloj lende shpërthyese por dukej si imitim i një pakoje me lëndë shpërthyese, cilësoi policia. Nga të dhënat e para është mësuar se kanë qenë tre kallëpe të lidhura së bashku, dhe sipër tyre është parë një qark elektrik dhe roja i shkollës duket se e ka parë këtë pako në mbrëmjen e së dielës, por nuk ka dyshuar se ishte lëndë plasëse dhe vetëm në mëngjes, ai ka lajmëruar mësuesin e fizikës i cili pastaj ka dhënë edhe alarmin e rastit. Nuk dihet mirë në se kjo pako ka qenë një provokacion apo lojë, por fundi pako fishekzjarresh e ka ulur të gjithë ngjarjen, në një rast banal.
Last Updated on Monday, 23 February 2009 23:25