Qendra Spitalore "Hygeia", sfidë e re në shëndetësinë shqiptare

Flet drejtori i përgjithshëm i spitalit privat, Thanas Poci
Si pjesë e grupit më të madh në Ballkan, Hygeia, i shtrirë në Turqi, Rumani, Serbi dhe me qendër në Greqi, së shpejti do të hapet spitali privat më i madh dhe cilësorë në Shqipëri, për të gjitha shërbimet dhe me kapacitet mbi 220 shtretër. Ish zëvendësministri i Shëndetësisë dhe aktualisht Drejtori i Përgjithshëm i spitalit të ri "Hygeia", Thanas Poci, theksoi dje për gazetën Sot, se spitali i ri që po përfundon së ndërtuari në Tiranë, do të hapet brenda muajt dhjetorë të këtij viti. Veç të tjerash, Poci tha se ky spital është pjesë e grupit të madh Hygeia, i cili përmban 10 spitale në Ballkan dhe pa dyshim që është grupi më i fuqishëm dhe cilësorë në Evropën Juglindore. Spitali është vendosur tek Kthesa e Kamzës, pra në fillim të autostradës Tiranë-Durrës, përballë Casa Italias. Të dy godinat e mëdha do të zënë një sipërfaqe mbi 42 mijë m². Ndërkaq, korpusi i spitalit do të përbëhet nga dy godina 7- katërshe, të cilat do të lidhen me një urë në mes. Ajo që është e ndërtuar tashmë, është edhe godina kryesore që do të kryejë të gjitha shërbimet shëndetësore, kurse pjesa tjetër do të jetë ndihmëse e të parës. Sipas Ministrit të Përgjithshëm të Spitalit Hygeia, në spital do të punësohen 400 punonjës full-time, me kontrata të rregullta, gjithashtu do të ketë si bashkëpunëtor mjek të jashtëm, kurse part-time do të punësohen rreth 1000 specialistë të fushave të ndryshme mjekësore, deri tek infermierët e mamitë. Godina e dytë do të përmbajë salla konsultuese, biblioteka, salla trajnimesh etj. Sipas Pocit, në këtë qendër multifunksionale, si investimi më i madh i deritanishëm në sistemin e shërbimit shëndetësor shqiptar, vetëm pajiset e teknologjisë së fundit kanë një kosto mbi 20 mijë euro. Ndërkohë, ai shtoi se filozofia jonë themelore është të kemi partner të gjithë kapacitetin më të mirë të vendeve të jashtme duke i gërshetuar me mjekët dhe profesorët më të mirë vendas. Ky spital, do të shërbejë edhe në formimin profesional të vazhdueshëm në kohë, me programe serioze trajnimi, formimi dhe kualifikimi për personelin mjekësor. Vetë stafi i ifermieristikës dhe i mamive, do të jenë një pikë shumë e rëndësishme për ne, me ato do të zhvillojmë trajnime intensive me profesorë nga jashtë, e gjithë kjo bëhet në kuadër të plotësimit të të gjitha atyre shërbimeve, të cilat kanë munguar deri më sot në sistemin publik. Siç është shërbimi i radioterapisë për sëmundjen tumorale, me aparatura të gjeneratës së fundit të prodhimit, të cilat kërkojnë trajnim shumë të veçante dhe përgjegjësi shumë të madhe në përdorimin e tyre, tha ai. Ndërkaq, veç të tjerave, Poci vuri theksin se qendra Hygeia, do të ketë një bllok operator me 9 salla operacioni në bllok, ku do të bëhen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale, që nga kardiokirurgjia, kirurgjia e përgjithshme, kirurgjia ortopedike, ajo e syrit, kokës, syrit etj. Pra, siç thamë më lart spitali do të jetë i pajisur me teknologjinë mjekësore bashkëkohore dhe do të disponojë midis të tjerash një Qendër Radioterapeutike për Onkologjinë, me aksileratorë linerarë, një shërbim model të Kardiokirurgjisë dhe Hemodinamikës, si dhe me ndërhyrjet laparoskopike.
Shërbim shëndetësor të përballueshëm për të gjithë
Ndërkaq, për sa i përket pyetjes në lidhje me mospërballimin e këtij shërbimit shëndetësor cilësor nga disa shtresa të varfra të shoqërisë, të cilët e kanë të domosdoshëm këtë shërbim, Poci u shpreh se, ne kemi ndjekur një filozofi, e cila krijon hapësira të mundshme, ku pacientë të veçantë do ta marrin këtë shërbim me 40 %, madje deri në 0 %. Spitali do të jetë i përballueshëm për të gjitha shtresat sociale dhe në politikën tonë të tregut, do të ndërtojmë një paketë të tillë çmimesh për të pasur shuam pjesëmarrës. Me hapjen e kësaj Qendre Spitalore, shumë shqiptarë që kanë shkuar për të marrë shërbim shëndetësor jashtë vendit, ai shërbim do tiu ofrohet në vendin tonë, shtoi më tej.
Bashkëpunim i gjithanshëm me sektorin shtetëror vendas dhe të huaj
E rëndësishme është të themi, se ky spital do të funksionojë në bashkëpunim të gjithanshëm me spitalin publik, pra do të jetë pjesë përbërëse e sistemit të përgjithshëm spitalor në Shqipëri, kjo bën të mundur që një shërbim të veçantë shëndetësor që nuk ofrohet nga shtetërori, ai shërbim do të merret nga spitali privat, pra në këtë mënyrë është bërë një bashkëpunim nëpërmjet shtrirjes se skemës së sigurimeve shëndetësore. Do të gjenden mekanizma dhe forma të ndryshme, ku nëpërmjet bashkëpunimit dhe shtrirjes së skemës së sigurimeve shëndetësore nga shteti tek ne, pacienti do të marrë shërbime të veçanta, cilësore e natyrisht shumë të kushtueshme. Me vullnetin e qeverisë dhe me gatishmërinë për bashkëpunim nga ana jonë, do të ofrohen shërbime me standarde të larta bashkëkohore, jo vetëm në këndvështrimin social, por edhe nga kategoritë e sëmundjeve, sidomos sëmundjet tumorale, ku pacientët e kanë të pamundur për ta mbuluar vetë, përfundoi Drejtori i Përgjithshëm i spitalit të ri, Hygeia, Thanas Poci.