"Bomba" e Muçës: Dinamo, klub që punon nën rrogoz
TIRANE-Një fjali e thënë me ironi brenda, ka hapur skenare të rinj te Dinamo përsa i përket pankinës. Edhe pse mjaft i suksesshëm në një vit e gjysmë punë, duket e vështirë që Shkëlqim Muça të vazhdojë në krye të skuadrës kryeqytetase. Ardhja e argjentinasit Luis Manuel Blanko, një menaxher mjaft i njohur, duket vetëm pikënisja e asaj çfarë pritet të ndodhë pas 15 majit, ditë kur skadon edhe kontrata e Muçës. Ndonëse drejtuesit e Dinamos janë treguar të kujdesshëm në deklarimet e tyre mbi Blankon, gjasat janë që ai të marrë drejtimin e skuadrës për ndeshjet e Champions League në muajt e verës. Dje, përpara gazetarëve, tekniku aktual Shkëlqim Muça ka pranuar për herë të parë të komentojë atë që po ndodh aktualisht në klub. "Këtu te Dinamo punohet nën rrogoz dhe një gjë e tillë nuk më pëlqen", ka qenë fjalia e thënë nga tekniku dinamovit. "Nuk di çfarë të them për këtë situatë që është krijuar, përveçse që nuk më pëlqen aspak", u shpreh më tej tekniku i Dinamos. Në fakt, marrja e Blankos që tani duket se zyrtarizon në njëfarë mënyre "divorcin" e teknikut aktual me klubin blu. Zëra në kampin kryeqytetas bëjnë të ditur se ish-futbollisti argjentinas Luis Manuel Blanko, gjatë këtyre 2-3 muajve do të mundohet të njohë sa më mirë ambientin dhe lojtarët, më pas, me largimin e Muçës më 15 maj, ai do të bëhet trajner i skuadrës që është shumë pranë fitimit të titullit kampion në vend.
Situata
Nuk ka dyshim se Dinamo nuk është duke kaluar një periudhë të qetë në këtë pjesë të fundit të sezonit. Pasi hipotekoi titullin me një ecuri mbresëlënëse, blutë kanë marrë vetëm 4 pikë në 4 ndeshjet e kësaj faze të tretë, duke toleruar haptazi në disa ndeshje. Por, kur pritej që skuadra të konsolidohej për Kupat e Evropës, ndodh çudia e radhës, edhe këtë herë "alla-shqiptare". Që prej së shtunës, te Dinamo ndodhet një argjentinas, i quajtur Luis Manuel Blanko, tepër i famshëm në vendin e tij. Ai ka ardhur në rolin e një drejtori teknik, por janë të paktë ata që besojnë se Blanko nuk do të jetë trajneri i skuadrës pas 15 majit. Në fakt, Dinamo e ka treguar edhe në të shkuarën se bën gjithnjë "marrëzi" të tilla. Dy vjet më parë, kjo skuadër mori për trajner Marselo Zuletën, i cili solli edhe disa argjentinas nga vendlindja e tij. Një gjë e tillë bëri që blutë të humbisnin të dyja ndeshjet e Champions League me boshnjakët e Modricës.