Braun: Ballkani rriti konfiskimet e drogës, por trafiku vazhdon
TIRANE- Shqipëria dhe Kosova mbeten vende tranzite të trafikut të drogës, nga Afganistani për në Evropën Perëndimore.edhe pse sasia e lëndëve narkotike të konfiskuara është rritur në vitin e fundit.
Vetëm pak javë pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit lidhur me trafikimin e drogës në vendet e Ballkanit, Majkëll Braun, ish-shef i operacioneve në Agjencinë Amerikane kundër Trafikut të Drogës dhe ekspert i anti-trafikimit thotë se megjithëse vendet e Ballkanit kanë rritur numrin e konfiskimeve, grupet e krimit të organizuar përsëri arrijnë të gjejnë rrugë të tjera. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai theksoi se kjo ndodh jo vetëm nga shkathtësia dhe fuqia e këtyre grupeve, por edhe për shkak të mjeteve të kufizuara në dispozicion të forcave të rendit, ushtrisë dhe shërbimeve të zbulimit që e luftojnë këtë trafik në vendet e Ballkanit.
“Këto grupe të fuqishme që trafikojnë sasi të mëdha droge janë shumë elastike dhe të shkathëta. Dhe për sa kohë që policia, ushtria dhe shërbimet e zbulimit nuk kanë mjetet ajrore, detare apo tokësore për ta dërguar policinë në vendin e duhur, në kohën e duhur, atëherë ata do të hasin në vështirësi.”- deklaroi Braun
Raporti
Në raportin e tij të fundit, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se Shqipëria shërben si një vend tranzit për trafikantët e drogave që transportojnë heroinën e prodhuar në Afganistan, nga Azia Qendrore për në destinacione të ndryshme në Evropën Perëndimore. Në vitin 2009, në Shqipëri u shtua sasia e heroinës së kapur, ndërsa ka rënë sasia e marijuanës së kapur. Në përgjigje të trysnisë ndërkombëtare, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit, “qeveria e Shqipërisë u është kundërvënë me agresivitet elementëve kriminalë, ndonëse përpjekjet e saj pengohen nga mungesa e burimeve dhe ekspertizës, si dhe nga korrupsioni i lartë. Dalja në Adriatik, si dhe kufijtë tokësorë jo të ruajtur mirë, e bëjnë këtë vend një ndalesë tërheqëse për trafikantët që fusin droga në Evropën Perëndimore, pjesërisht edhe si rezultat i mungesës së fondeve për të financuar përpjekjet anti-drogë dhe korrupsionit të përhapur mes zyrtarëve të rendit. Ndërsa historikisht, shumica e drogave kalonin përmes detit Adriatik, politikat më agresive të qeverisë shqiptare, si dhe patrullimi më i mirë i bregdetit, kanë bërë që trafikantët t’i zhvendosin rrugëkalimet drejt kufijve tokësorë me Kosovën dhe Malin e Zi, duke përdorur Serbinë dhe Bosnjën si pika tranziti. Moratoriumi i qeverisë shqiptare ndaj anijeve të shpejta ka bërë që të ngadalësohet lëvizja e drogave dhe trafiku i njerëzve drejt Italisë”.
(s.g/BalkanWeb)