E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2010, Pirlo i gatshëm, Buffon në dyshim

Andrea Pirlo është rikuperuar dhe është në gjendje për të luajtur për Italinë ndaj Sllovakisë, ndërsa Buffon rrezikon të mungojë gjatë gjithë Botërorit.

Pirlo u është nënshtruar ekzaminimeve në një spital në Pretoria dhe për shkak të rezultateve të këqija, ai do të mungojë ndaj Zelandës së re, por do jetë i gatshëm për sfidën ndaj Sllovakisë.

Gianluigi Buffon është dërguar në spital për skanime të mëtejshme, për shkak të problemit të tij me nervin shiatik, ndërsa sipas spekulimeve nga Afrika e Jugut, ai rrezikon të mungojë edhe për ndeshjet e mbetura të Botërorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›