Me Spanjën mbyllen ndeshjet e para në grupe
Në stadiumin e Durbanit kampionët e Europës në fuqi do të përballen me Zvicrën, në ndeshjen e fundit të grupit H. Spanjollët do të debutojnë në botëror, me synimin për të bërë të vetën Kupën e Botës, për herë të parë në historinë e tyre.
Kundër zviceranëve që drejtohen nga Otmar Hicfeld, “Furia e kuqe” do synojë t’i bëjë një nisje të mbarë aventurës jugafrikane. Në orën 13:30 luhet sfida tjetër e grupit H, ajo midis Hondurasit dhe Kilit. Kurse në mbrëmje (ora 20:30) Afrika e Jugut do të presë në Pretoria Uruguajin.