E Diel, 1 Nëntor 2026

"Branitellat" kërkojnë të anulohet dekorimi i Haradinajt në Tetovë

Partia opozitare maqedonase “Dinjiteti”, trashëguese e ish-pjesëtarëve maqedonas në Luftën e 2001-shit, pritet t’i kërkojë sot VMRO-DPMNE-së të pengojë shpalljen e Ramush Haradinajt Qytetar Nderi të Tetovës.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta, ka thënë se vendimi i miratuar nga këshilltarët komunalë të Tetovës është legjitim dhe si i tillë nuk mund të shfuqizohet, transmeton zhurnal.

Argumenti i Shehtanskit është se gjatë votimit për dekorimin e ish-komandantit nuk është respektuar votimi i dyfishtë, ku është dashur të përfshihen edhe votat e këshilltarëve joshqiptarë.

Ndërkohë, Komuna e Tetovës po vijon përgatitjet për të zhvilluar nesër ceremoninë e dekorimit.
Të premten, drejtori i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, Vanço Shehtanski, ka sjellë vendim për anulimin e vendimit të Këshillit Komunal të Tetovës për të dekoruar me titullin e nderit ish-komandantin dhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›