E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Darka e gabuar"sonte në mbrëmje nëteatrin e Prishtinës

PRISHTINE- “Darka e gabuar” Drama e teatrit kombëtar me regji të Fatos Haxhirajt përmbyll sot në mbrëmje aktivitetin "Ditët e Kulturës, Kosovë-Shqipëri".

Drama do të shfaqet në teatrin e Prishtinës, në kuadër të aktivitetit përmbyllës për tre vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Dramatizimi i veprës së Ismail Kadaresë, interpretohet nga aktorët Ndriçim Xhepa, Bujar Asqeriu, Artan Imami, Ahmet Pasha, Naun Shundi, Anastas Kristofori, Mehdi Malka, etj

Ditët e Kosovës në Tiranë nisën në datat 5 dhe 6 shkurt, kur trupa e Teatrit Kombëtar të Prishtinës u prezantua për publikun e kryeqytetit me shfaqjet “Vdekja dhe vasha” e regjisorit Fatos Berisha dhe “Heshtja” e Arta Kallabës. Ndersa në 13 shkurt Teatri Kombëtar i Prishtinës dha shfaqjen “Çifti Martin” nga Eugen Yonesko me regji të Bekim Lumit dhe interpretimin e Gresa Pallaska dhe Astrit Kabashi.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të tre vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe gjithashtu në zbatim të Memorandumit të bashkëpunimit të tre Teatrove Kombëtarë shqipfolës, Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›