"Deklarimi i të ardhurave personale të shtyhet për 2013-n"

Sipas Konfindustrisë, viti 2012 duhet të shoqërohet me lehtësi fiskale dhe njëkohësisht vazhdimin e shtrirjes së procesit të amnistisë.
“Hyrja në fuqi e ligjit të deklarimit e të ardhurave personale për qytetarët pikërisht në vitin e vështirë ekonomik 2012, rrezikon të sjelli efekt negativ në - të hyrat për sistemin bankar shqiptar dhe mbi të gjitha në - të ardhurat nga emigracioni edhe kështu në rënie të vazhdueshme, pikërisht në kohën kur mungesa e likuiditetit po godet ndjeshëm prodhimin vendor dhe sipërmarrjen shqiptare në përgjithësi”, thekson reagimi.
Së dyti-vlerëson-Konfindustria- suksesi i procesit të deklarimit të të ardhurave personale është i lidhur drejtpërdrejt me sigurimin e vetpërfshirjes së qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të mirinformuar dhe njëkohësisht të interesuar për t’u vetpërfshirë në proces. Shtimi i detyrueshëm i kategorive të shpenzimeve të rimbursueshme për qytetarët krahësimisht atyre të parashikuara në ligj si dhe dhënia e kohës së mjaftueshme për njohjen e përfitimeve financiare janë të domosdoshme për vetpërfshirjen e tyre në proces.
“Institucionet fiskale përgjegjëse duhet të kenë kohën e nevojshme në përgatitjen dhe përshtatjen e sistemeve për përballimin e një volumi mjaft të madh pune, që ka zbatimi i ligjit në praktikë. Konfindustria vlerëson, se mosmarrja parasysh e kërkesave të paraqitura më sipër, rrezikon seriozisht jo vetëm dështimin në zbatim të ligjit, por njëkohësisht edhe prodhimin e pasojave të padëshirueshme për gjithë ekonominë shqiptare në vitin e vështirë në vazhdim”, thuhet më tej. /Start/
2012-02-06 08:43