Elbasan, arrestohet një shtetas për kontrabandë

Në kushtet e flagrancës është arrestuar shtetasi Fiqeret Muzhaqi, 37-vjeç, banues në fshatin Mengel të Elbasanit.
Arrestimi i tij u bë pasi, specialistët e këtij seksioni, u informuan se shtetasi i sipërcituar, i cili udhëtonte në aksin rrugor Librazhd - Elbasan, me mjetin e tij tip Wolsvagen, kishte futur nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë,një sasi mallrash industriale të cilat dyshohet se janë futur kontrabandë.
Mallrat janë të llojeve të ndryshme si, brava dyersh, tesha dyersh, doreza dyersh, aksesorë të llojeve të ndryshme, për punim duroalumini, të dyshuara këto si kontrabandë, me qëllim tregun vendas. Shtetasi i mësipërm akuzohet për veprën penale “Kontrabande me mallra të tjerë”. /Start/
2012-02-06 09:02