E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dekreti", Presidenca sqarim për faljen

Një ditë pas dekretit të Presidentit Bamir Topi "Për falje dënimi", Drejtoria Juridike e Presidencës ka sqaruar në një njoftim për shtyp procedurat që kreu i shtetit ka ndjekur për dekretimin e faljes. Në njoftim thuhet se ky sqarim ka ardhur për shkak të keqinformimeve apo keqinterpretimeve të dekretit.
Drejtoria Juridike e Presidentit të Republikës sqaron se dekreti është bërë "pas një vlerësimi të kujdesshëm të kritereve ligjore, si qenia të mitur në kohën e kryerjes së veprave penale, gjendje e rëndë shëndetësore, moshë e thyer, e cila nuk justifikonte vazhdimin e mëtejshëm të dënimit. Disa të dënuar, sidomos gra ishin nëna të fëmijëve të mitur, një pjesë e të cilëve kishin mbetur pa kujdesin prindëror të asnjërit prind".

Në njoftim shpjegohet se " sa u përket të dënuarve Vehbi Alimuça dhe Fitim Kërxhalliu, vlerësojmë se opinioni publik duhet sqaruar se ndaj tyre, sipas propozimit të bërë nga organet e pushtetit vendor dhe referimit nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, është aplikuar falje e pjesshme e dënimit dhe se ata do të vazhdojnë të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit sipas vendimeve përkatëse gjyqësore".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›