E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Asambleja e PS do te “rifreskohet” Denis Dedej

Brenda dy muajsh do te kete rinovim te struktures se Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Lajmi eshte bere i ditur dje nga sekretari Organizativ ne seline roze, Blendi Klosi, i cili sqaroi ne nje komunikim per mediat se ndodhen ne nje faze pergatitore per zgjedhjen e kryetareve te rretheve. Me kalimin e statutit ne Kongresin e socialisteve, te mbajtur me 18 prill, tashme kryetaret e rretheve kalojne automatikisht anetare te Asamblese Kombetare. “Ne jemi ne fazen pergatitore, por si te gjithe proceset e tjera ne parti, do te jete nje proces teresisht transparent dhe jo me emerim, por me zgjedhje, kjo eshte shume e rendesishme per t’u theksuar, pasi Partia Socialiste e Shqiperise, baza e kesaj partie, cdo grupim socialist qe eshte ne te gjithe Shqiperine do te propozojne kandidatet e tyre per kryetar rrethesh”, deklaroi Klosi. Pastaj, sipas tij, do te jene strukturat drejtuese te partise, qe do te bejne perzgjedhjen dhe me pas votimi nga vete anetaresia e Partise Socialiste. Ai tha se me pas, do te zgjerohen asamblete e rretheve. “Ne kete faze ne jemi ne fazen pergatitore dhe te gjithe deleguarit e Kryesise, drejtuesit politik te qarqeve, deputetet dhe te gjithe anetaret e Asamblese do te shperndahen ne te gjithe Shqiperine per te marre mendimin e bazes”, u shpreh Klosi. Deputeti socialist tha se do te jete ky mendim determinant, se cilet do te jene kryetaret socialiste ne rrethe. “Brenda 2 muajve do te behen zgjedhjet per kryetaret e rretheve, qe marrin edhe kompetenca me te gjera. Kjo do te sjelle qe ne Asamblene Kombetare te kemi 36 anetare te rinj, dhe do te rinovojne kete parti me njerez te ardhur nga vota e anetaresise”, u shpreh sekretari Organizativ ne PS. Per sa i perket ceshtjes se organizimit te protestes se 30 prillit, Klosi thote se detajet do te vendosen ne Kryesine e Partise Socialiste. Ai thote se ne proteste do te jete e gjithe Shqiperia, pasi nuk eshte vetem PS por do te jene te gjithe strukturat mbeshtetese, sindikatat, te papunet, njerezit ne nevoje dhe te gjitha keto protesta te vogla, qe ata po zhvillojne keto dite do te bashkohen ne 30 prill. “Pastaj per detaje, ajo qe mund te them me bindje eshte qe do te jete masiviteti me i madh, i papare ndonje here nga nje opozite apo nga nje parti tjeter”, perfundoi fjalen e tij, Blendi Klosi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›