E Diel, 1 Nëntor 2026

"Red Lights", 5 në pranga për prostitucion

Pesë persona, mes të cilëve 3 femra kanë rënë në pranga nën akuzën e shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni.
Në kuadër të operacionit "Red Lights", është shkatërruar një rrjet prostitucioni që kryente aktivitetin e tij në hotele luksoze të Tiranës. Tre vajza, mbi 20 vjeç prostituoheshin me shuma nga 200-400 euro.
Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit, Besim Fari Lami 33 vjeç,
Gentian Shaqir Buzi, 33 vjeç , si dhe shtetaset me iniciale G.M 24 vjeç , O.S 22 vjeç dhe F.LL 23 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë natën e mbrëmshme nga Policia e Tiranës pas një hetimi 4- mujor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›