E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Do vijë era vezë e prishur, si në Ballsh e Marinëz"

Kane të drejtë qytetarët e Vlorës të ngrihen e të protestojnë? Kanë që ç'ke me të! Është pyetur populli i Vlorës? Po të ishte pyetur, nuk ndodhnin këto që po ndodhin. Problemi i ndotjes atje është serioz. Nuk ka vend për menefregizëm (mosvlerësim). Ky menefregizëm është njesoj sikur shohim që ka thatësirë globale, por nuk e beson njeri, kryen krime vrasje, por askush nuk mendon se një dite mund t'i ndodhi çdokujt, bien tërmete dhe shuhen jetë njerëzish, por askush nuk mendon se mund të ndodhë edhe ty. Gjithçka duket sikur nuk lidhje me ty; të bohet çfarë të bohet! Qytetarët nuk mund të rrinë të presin derisa të shikojnë që Vlora të kthehet si Ballshi, Patosi apo Marinza, që vijnë era vezë e prishur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›