Taçi, shtyhet seanca për ndryshimin e masës së sigurisë

Shtyhet seanca gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë për
biznesmenin Rezart Taçi. Dy nga gjyqtarët Zeqine Sollaku dhe Fatos Qato kanë dhënë dorëheqjen nga gjykimi.
Gjyqtarja Sollaku ka deklaruar se ka në gjyq tjetër me gazetarin Mero Baze. Ndërkohë që Qato u dorëhoq nga gjykimi për konflikt interesi. Pas dorëheqjes së dy gjyqtarëve pritet të hidhet shorti për zëvendësimin e tyre. Seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë për Taçin do të zhvillohet në orën 15:00.
Avokatët e Taçit, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari do të kërkojnë ndryshimin me masës së arrestit nga "arrest me burg" në detyrim paraqitje. Në dy seancat e mëparshme në Gjykatën e Tiranës avokatët e presidentit të "Taçi Oil" kanë vënë në dispozicion edhe një garanci me shumë 100 mijë euro, por kërkesat janë rrëzuar nga gjykatësja Fahrie Budo.
Rezart Taçi akuzohet për "goditje për shkak të detyrës, kryer në bashkëpunim" ndaj gazetarit, Mero Baze.