Çështja “Taçi”, dorëhiqen dy gjyqtarë nga procesi
Gjyqtarja Zefina Sollaku dhe gjyqtari Fatos Qato dhanë dorëheqjen sot, duke e motivuar atë me arsyen se janë në konflikt interesi.
Gjyqtarja Sollaku, kryetare e trupit gjykues, ka deklaruar se ka proces të hapur gjyqësor me gazetarin Mero Baze, të akuzuar për shpifje. Ajo tha se ishte pengesë ligjore për të vijuar këtë seancë. Me të njëjtën arsye është dorëhequr edhe gjyqtari tjetër, Fatos Qato, i cili ka deklaruar se një i afërm i tij është punonjës pranë kompanisë së Rezart Taçit, dhe kjo sipas gjyqtarit është pengesë ligjore.
Seanca e radhës do të zhvillohet sot në orën 15:00, pasi të hidhet shorti dhe të zgjidhet një trup tjetër gjykues. Biznesmeni Taçi ka çuar në Gjykatën e Apelit çështjen e tij, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata e Tiranës e la atë në burg pa afat pak ditë më parë. Rezart Taçi akuzohet se ka dhunuar gazetarin Mero Baze, ngjarja e ndodhur pak javë më parë.