E Diel, 1 Nëntor 2026

"E garantoi Berisha: Këtej e tutje, Shqipëria do hajë me lugë floriri!"

 

 

Në këto rreshta doja vetëm t'u bëja një apel atyre djemve apo vajzave që drejtojnë ato gazetat partiake të PS-së apo PD-së. Shpresoj të jenë të rinj. Si ka mundësi që janë kaq pa klas, kaq pa shije? Apo të tillë i zgjedh me kast partia? Shih ç'lexova tek kjo gazeta e PD-së për mitingun e NATO-s. Pasi përshkruante me nota patetike ngjarjen, autori i kushtonte disa rreshta (aq entuziastë sa edhe Fidel Kastro do ta kishte zili) pjesëmarrjes së Berishës.. Shkruante kështu: "…midis të cilëve edhe vetë kryeministri Sali Berisha". Po kjo "vetë" pse hyn në punë? Çfarë paska Berisha kaq speciale nga të tjerët aty? Akoma këto idiotësi enveriane do na jepni të lexojmë? Mos duhet ta lexoj kështu unë këtë: "…mori pjesë vetë faraoni, Zeusi, prijësi. Ai gjeti kohën të shkëputet nga puna, për të gëzuar popullin, milionat e njerëzve që kishin mbushur rrugët dhe festonin marrjen e një ftese. Faraoni deklaroi që këtej e tutje Shqipëria do hajë me lugë floriri". Ato lekët e atij koncertit më mirë t'ua jepnin atyre të Gërdecit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›