E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shumë shpesh po harrojmë që jetojmë në kohën e lirisë"

Hyrja në NATO është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe ndoshta duhet festuar. Problemi për mendimin tim është me një fare moskrenarie, mungese dinjiteti që e karakterizon shqiptarin sot... ne festojme ngjarje si ftesa në NATO, firmosjen e MSA, apo ka ende njerëz që puthin duar politikanësh siç kam parë në disa foto e festime.

Nuk duhet t'i bejme keto gjera. Janë pa sens, po t'i mendosh thellë Jemi njerez të lire në fund të fundit. E kemi një dinjitet, e kemi një histori të mbushur me përpjekje për jete me të mire, apo liri. Ndaj e meritojme dhe kemi të drejte të jemi krenarë më shumë se vendet e tjera apo të pakten, po aq sa vendet e tjera. Nuk kemi pse të ulim veten. Jemi në kohën e lirisë, o njerëz!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›