"Eleftheros Tipos'':Greqia shet ishuj përmbulimin e borxhit
ATHINË- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu shpall konkursin për shitjen e 598 ishujve, shkruan sot gazeta greke "Eleftheros tipos", që i referohet Institutit për Hulumtime Strategjike, që në kërkimet e tij, që nga nëntori i vitit të kaluar, ka zbuluar një plan për shitjen e ishujve shkëmborë në detin Egje dhe Jon.
Sipas gazetës, është planifikuar që, përveç ishujve, të shiten edhe burime të naftës dhe autostrada të ndryshme.
"Kabineti do të heqë dorë edhe nga aksionet e bankave shtetërore dhe llogaritë e ndërmarrjeve me pjesëmarrje shtetërore", shton ''Eleftheros tipos''.
Gazeta shkruan se shitja është publikuar, pasi inspektorët e Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar kërkuan nga qeveria greke që të fillojë me programin për privatizimin e pronës shtetërore, me të cilën parashikohen të grumbullohen 50 miliardë euro.
Inspektorët theksuan se Greqia duhet t'i përfitojë këto para nga privatizimi deri në vitin 2015 dhe përmendi se është e nevojshme që gjatë disa muajve të ardhshëm të përshpejtohet zbatimi i reformave strukturore me qëllim që të stabilizohen financat e shtetit.
(e.n/mia/BalkanWeb)