E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli i gatshëm të “braktisë” AKR-në

Posti i presidentit të Kosovës do t`i kushtojë shumë kryetarit të AKR-së Behgjet Pacollit pasi do t`i duhet të dorëhiqet nga të gjitha funksionet në parti por dhe nga aktivitetet e biznesit .
 

Sipas mediave kosovare ai tashmë ka filluar të përgatitet për këto “sakrifica”, me qëllim që të ushtrojë pa probleme të mëdha postin e ëndërruar prej kohësh.
 

Por, pamundësia e “ngrirjes” së postit siç ka bërë ish presidenti Fatmir Sejdiu në LDK, mund ta fusë në krizë AKR-në.
 

Mimoza Kusari-Lila zëvendëspresidente aktuale, nga zyrtarë të kësaj partie por edhe analistë politikë, konsiderohet si personi më i përshtatshëm për të zëvendësuar Pacollin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›