E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vritet një ushtar i Zelandës së Re

Një ushtar i Zelandës së Re është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në Afganistan.

Ushtria e këtij vendi njoftoi sot se incidenti ndodhi në provincën Bamiyan, ku është i vendosur ekipi i Zelandës së Re për rikonstruktim.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ky shtet ka të paktën 140 persona të përfshirë në punët e rikonstruktimit në Bamiyan, ndërsa një forcë tjetër e ndarë, prej afro 70 pjesëtarësh të forcave speciale të Zelandës së Re, operon në kryeqytetin Kabul.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›