E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Eposi i Kreshnikeve", gati dosja pEr UNESCO-n

TIRANE- Miratohet më në fund, pas mjaft diskutimesh dhe një kohe të gjatë pritjeje, plani i aktiviteteve që do të mbahen për të mbajtur gjallë traditën e Eposit të Kreshnikëve, si një trashëgimi kulturore kombëtare, që tenton të futet edhe në listën e trashë-gimive kulturore të UNESCO-s. Grupi i shqyrtimit të dosjes së Eposit të Kreshnikëve ka miratuar pas mbledhjes së fundit në Ministrinë e Kulturës strategjinë që do të ndiqet për aktivitetet dhe plotësimin e dokumentacionit përkatës të dosjes së Eposit. Akademiku Vaso Tole, tregon më tepër mbi hapat që do të vijojnë për të mbrojtur Eposin dhe për të plotësuar dosjen që do të çohet në UNESCO. Mes propozimeve për të mbajtur gjallë Eposin, muzikologu Tole tregon për një media vizive se veç të tjerash do të ketë dhe programe shtesë që do të futen në tekstet shkollore, në mënyrë që nxënësit shqiptarë të njihen me këtë trashëgimi kulturore shpir-tërore, që duhet mbajtur gjallë siç është Eposi i Kreshnikëve por edhe dialekti gegërisht. Sipas akademik Vaso Tole, shumë pak është bërë për të mbajtur gjallë Eposin dhe nuk mjafton thjesht një festival i Eposit që kjo traditë të mbijetojë. Gjendja duket dhe më shqetësuese sa i takon bre-zave të rinj që prodhojnë dhe përdorin lahutat. Një shkëputje e këtij zinxhiri do të rrezikonte seriozisht zhdukjen e një tradite të hershme dhe të çmuar të popullit shqiptar dhe jo vetëm.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›