"Eurosong", Meta: Shqipëria u përfaqësua denjësisht. Votat ishin zhgënjyese

Shqipëria u përfaqësua denjësisht në Festivalin Europian por votat ishin zhgënjyese. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm Ilir Meta në ceremoninë e organizuar prej tij me ekipin përfaqësues shqiptar në "Eurosong". Meta duke treguar edhe për emocionet të cilat ka ndiher në këtë festival theksoi se votimi nuk i është dukur shumë i drejtë.
"Kishte rast kur votimi nuk më dukej shumë i drejtë dhe kisha një ndjenjë fajësie që disa vende nuk dhanë disa vota më shumë" rrëfen më tej Meta.
Sipas tij votat e dhënë për Shqipërinë disa herë ishin zhgënjyese dhe jo të drejta duke shtuar se organizimi i kësaj pritjeje ishte një detyrim për të falendruar këtë epik të mrekullueshëm pasi përfaqësimi i Shqipërisë i jashtëzakonshëm.