E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fazlliç",prokurorët prova për pastrim parash

Prokuroria ka paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës një pjesë të provave, të cilat akuzojnë biznesmenin Damir Fazlliç për pastrim parash. Sipas organit të akuzës firma "Croun acqiuiston" ka blerë me 11 shtator të 2007-ës një truall me vlerë afro 900 mijë euro, ndërkohë që në bankë nuk ishte asnjë lekë. Kjo kompani është regjistruar pranë organit të tatim taksave pasi "Croun acqiuiston" është shitur nga Damir Fazlliç. "Finacimi i kompanisë Alfa ka ardhur në rrugë të tjera, e cila është tipike e një mënyrë të pastrimit të parave", është shprehur prokurori. Ndërkohë avokati i Fazlliç ka reaguar, duke deklaruar se nuk është thënë saktësisht se për çfarë akuzohet klienti i tij, çfarë parash ka pastruar ai. Ndërkohë ka kërkuar që hetimi të mbarojë sa më shpejt sepse nga bllokimi aseteve të klientit të tij,Fazlliç-it i humbasin fitimet që mund të marri nga puna e kompanive. Sipas prokurorisë hetimet rreth shtetasit Damir Fazlliç kanë filluar nga publikimet mediatike që janë bërë , për bazë janë marrë edhe shkrimet e bëra në gazetën "Tema" ,nga gazetari Mero Baze. Trupi gjykues është tërhequr për të shqyrtuar provat e paraqitrura nga prokuroria. Në seancën tjetër pritet që të paraqiten prova të tjera në lidhje me aktivitetin e biznesmenit Damir Fazlliç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›