E Diel, 1 Nëntor 2026

"Fëlliqësira që mendojnë vetëm me stomak dhe jo me tru!"

Kur PUSHTETARËT nuk mendojnë për SHTETIN por veçse për XHEPIN atëherë ndodhin dhe tragjedira të llojeve të ndryshme, ku pasojat i hani gjithmonë ju o POPULL! Janë këta politikanë të kthyer në tregtarë që po ja pinë gjakun këtij populli, po e shkatërrojnë, po e hedhin në det, po e fusin në konflikte vëllavrasëse për tokë, ujë apo bukë. Janë këta Fëlliqësira që mendojnë veçse për të mbushur barkun e tyre që nuk ka të ngopur ngaqë makutëria e tyre kolerike ia ka kaluar çdo lloj djalli a shejtani të mallkuar. Nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre kanë pushtetarët tanë, se ajo që i bashkon këta "pushta" është veç ngjyra e parasë. Këta pushta i kanë krijuar gjakut të tyre shumë tragjedi e mbase kanë për t'i krijuar akoma shumë të tjera nëse ne nuk i ndalojmë, sepse ata vetë nuk kanë për të ndaluar kurrë. E ka treguar dhe historia se çfarë politikanësh janë politikanët tanë.
A kanë ideale këta fundërrina të një jete materiale, a mendojnë se një ditë dhe këta do të vdesin si gjithë të tjerët dhe se gjithë kjo pasuri e makutëri nuk do t'i hyjë shumë në punë. Ju POLITIKANË, viheni në krye të këtij vendi dhe në vend që ta ndërtoni, ju e shkatërroni ngaqë nuk jeni NJERËZ, në radhë të parë, e nuk jeni as SHQIPTARË, në radhë të dytë, por jeni disa krijesa shtatanike që keni mbetur në stadin e një evolucioni arkaik, ku stomaku ka zëvendësuar TRURIN. Ju mendoni me stomak e jo me TRU. Se po të mendonit me TRU atëherë Shqipëria e shqiptarët do të përjetonin një realitet konstruktiv, ku truri vë në lëvizje gjithë mekanizmat e sistemit i bazuar në PRINCIPIN E të MIRËS. E KUPTONI O GOGOLË, O KAFSHË?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›