E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gërdeci dhe mentaliteti në vende që drejtohen nga dallkaukë karagjozë"

 
U mbush kalendari ynë me ditë zie. Pa u shuar Farka, ja një tjetër gjëmë. Gërdeci është një përgjegjësi e atyre që e kanë për obligim sigurinë e qytetarëve të vendit. Ata ,duhet të përgjigjen për këtë tragjedi dhe për të tjerat që kanë ndodhur. Kur të ndodhë diçka kot, del dhe qan me lot krokodili. Edhe të paguhet firma për demontimin e municioneve, natyrisht nga tatim-dhënësit, dhe prapë të njëjtët të pësojnë nga to, është një papërgjegjësi e llojit të vet, që mund të ndodhë vetëm në vende që drejtohen nga dallkaukë karagjozë.
Të deponohen këto municione në një vend të banuar, duke ditur edhe rrezikshmërinë e tyre, është baras me vrasje të njerëzve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›