"Femrat fatale" në Oda

Me një performancë muzikore me koreografi nga solistet Kaltrina Mifatri dhe Safet Berisha, balerina Teuta Krasniqi dhe pianisti Melos Buza, u hap sonte festivali “Femmes fatales”.
Nga e hëna deri të enjten, Prishtina do të jetë burimi i zërit të femrave artiste për të drejtat e njeriut, festival ky i organizuar nga “Artpolis”, e që mbahet në Teatrin Oda.
Gjatë festivalit gjithçka do të sillet rreth femrave artiste përmes shfaqjeve teatrore, filmave, ekspozitave, koncerteve, diskutimeve, promovimeve dhe performancave nga artistet femra nga Kosova dhe rajoni./Indeksonline/