E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabi dhe Olta, së shpejti bëhen katër

Çifti i njohur, Fabian Basha i “Produkt 28” dhe Olta Ahmetaj, ballerina e “Dancing with the Stars”, së shpejti do të bëhen prindër.  Olta është shtatzënë, me binjakë, të dy çuna.

“Duke qenë se këtë vit ‘Dancing with the stars’ do të niste më vonë, në vjeshtë, vendosa që të përfundoja vitin e tretë të shkollës, pasi isha shkëputur prej dy vitesh. Dhe ndërkohë, rrugës, isha që isha, po bëj dhe dy çuna”, thotë ajo për “Mapo”, duke rrëfyer se në çastin e parë kur e mësoi, ama, e pati një shtangie të pashmangshme.

Mezi kish pritur të ishte shtatzënë, e kish menduar shumë herë ditën kur brenda saj do rritej një bebe e më vonë ditën kur do e kishte në dorë: një, por dy!
 “Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje. Në fakt, nga fisi i Fabit, ka disa çifte binjakësh, më të afërtit janë tezja dhe daja i tij që janë binjakë, por unë në fis nuk kam asnjë dhe nuk më kishte shkuar kurrë në mendje. Kur na e tha doktoresha, Fabi sigurisht e mori shumë lehtë, por unë u shtanga pak. Megjithatë, zgjati vetëm një ditë. Të nesërmen isha njëlloj e lumtur. Zoti nuk do më kishte dhënë dy, po të mos isha e aftë t’i mbaja e t’i rrisja”, ka shtuar Olta.

Ajo tashmë mendon për kujdesin që duhet t’u kushtojë dy krijesave delikate që do vijnë në jetë në përfundim të gushtit ose në fillim të shtatorit. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›