E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Forca e zakonit" në TK gjatë fundjavës

Pas suksesit që korri premiera "Antigona kërkon të atin", në fundjavën që çeli sezonin artistik të Teatrit Kombëtar në Tiranë, në këtë skenë do të ringjitet një tjetër shfaqje e suksesshme "Forca e zakonit".
Kjo pjesë e shkruar nga dramaturgu austriak Tomas Bernard e cila është vënë në skenë dhe në fund të muajit qershor, do të rikthehet këtë herë në datat 2, 3 dhe 4 tetor në orën 19:00.
Kjo shfaqje është një metaforë për eksperiencën njerëzore, për trullosjen e mendjes nga mërzia dhe nga rutina e së përditshmes në cirk. Për të sjellë një panoramë më të plotë të asaj që ndodh në një cirk, regjisori Papke ka gërshetuar edhe muzikën dhe baletin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›