"Futbolli përdoret për pastrim parash"
Një hetim i kryer në futboll në më shumë se 20 kombe ka arritur në përfundimin se sporti po përdoret nga kriminelë për aktivitete si pastrim parash dhe trafikim të njerëzve. Financial Action Task Force, agjencia ndërkombëtare përgjegjëse për gjurmim të të ardhurave nga krimi tha se kriminelët po shihnin të pastronin paratë duke u tërhequr drejt pronësisë së klubeve, transferim të parave etj. Financial Action Task Force u krijua nga G7 në 1989 në përgjigje të shqetësimeve në rritje për pastrimin e parave.
Gjatë vitit të kaluar, organizata është fokusuar tek futbolli. Raporti thotë se rritja e rëndësisë ekonomike të futbollit e ka vënë atë në pozitë më delikate përballë kriminelëve. Rreziku i pastrimit të parave është më i lartë pasi një sasi e madhe parash po kalon në këtë sport që nuk drejtohet si duhet. Provat e mbledhura sugjerojnë se pronësia e klubeve të futbollit ose lojtarët, tregu i transferimeve, aktivitete për vënie të basteve etj, janë shumë tërheqëse për kriminelët që duan të pastrojnë paratë e tyre.
Studimi ka parë më shumë se 20 vende në gjithë botën përfshirë Meksikën, Francën, Argjentinën dhe Italinë.