Serbët e Mitrovicës braktisin bllokadat
Serbët e veriut kanë vendosur që t'i ndalojnë përkohësisht bllokimet e rrugëve që shpien drejt dy pikave kufitare mes Kosovës e Serbisë.
Ata vendosën që një herë në javë të vihen bllokada 24 orëshe të këtyre rrugëve, si kundërshtim i masave të EULEX-it. Ky vendim pasoi një takim të përfaqësuesve të komunave me shumicë serbe në veri, atyre të Mitrovicës, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat nuk i binden sistemit legal të Kosovës. Sidoqoftë, aty është vendosur po ashtu që të vihen bllokada selektive të rrugëve një herë në javë, si kundërshtim i masave të EULEX-it për kontrollin e kalimeve kufitare të njerëzve dhe mallrave. Javën e kaluar, edhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, kishte kërkuar nga serbët t'i suspendojnë bllokimet e rrugëve, mirëpo ai ishte kundërshtuar ashpër nga serbët lokalë dhe strukturat paralele serbe.
Masat e EULEX-it në pikat kufitare Kosovë - Serbi në pjesën veriore kanë të bëjnë vetëm me kontrollin e hyrjeve nga Serbia, ku përfshihen fotokopjet e kartave të njoftimit të njerëzve dhe regjistrimi dhe vlerësimi i mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Këto masa nuk nënkuptojnë edhe pagesat doganore, siç aplikohen në pikat tjera kufitare.