E Diel, 1 Nëntor 2026

"Fyle të tregoj të vërtetën. BE-ja nuk mund të pranoj vendet e Ballkanit Perëndimor"

Bashkimi Europain ka shumë gjasa të mos jetë i interesuar për zgjedhim të mëtejshëm, për shkak të krizës politike që po trondit vendet anëtare. Kështu shkruan shtypi grek. Gazeta “Kathimerini” shkruan në një analizë se Ballkani Perëndimor do të mbetet jashtë Evropës, për shkak të krizës që ka kapluar BE-në, transmeton shekulli.

Gazeta greke përshkruan edhe raportin e integrimit të Maqedonisë me BE, ku siç nënvizohet “ëndrra evropiane” e Maqedonisë do të shndërrohet në ankth, për shkak se BE-ja për momentin nuk mund të pranojë anëtarë të rinj, për shkak të krizës ekonomike, që po trondit siç shkruhet “banorët e pallatit evropian”.

“Në rrethana tjera ekonomike dhe politike zgjerimi sigurisht nuk do të ishte problem. Ekonomia evropiane do të mund të përballonte ngarkesën e vendeve të varfra dhe të dobëta të Evropës Juglindore”, shkruhet në analizën e “Kathimerini”.

Analiza parashtron një pyetje se kush do të bind gjermanët, holandezët, danezët, finlandezët dhe francez për të future dorën në xhep, me qëllim që Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi të bëhen pjesë e familjes evropiane, por që njihen si vende ku ekonomitë dhe strukturat shtetërore janë larg realitetit evropian.

“Komisioneri i zgjerimit Fyle patjetër duhet t`ia tregoj të vërtetën, pavarësisht se sa ajo do të jetë e dhimbshme dhe jokorrekte”, përfundon analiza e “Kathimerini”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›