E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithcka ne shitje, caktohen procedurat

Ministria e Ekonomise eshte duke pergatitur dokumentacionin final per nxjerrjen ne treg te pjeses se aksioneve qe kane mbetur ende ne pronesi te shtetit ne disa shoqeri strategjike.

Jane 4 kompani, nga me te medhate ne vend, si AMC, ARMO, OSSH dhe Albtelekom, ku qeveria shqiptare zoteron ende nje pakete aksionesh.

Burime zyrtare nga Ministria e Ekonomise kane sqaruar per Top Channel proceduren se si do te behet shitja e ketyre aksioneve.

Ne rastin e AMC, ku investitori strategjik zoteron 85 per qind paketes, qeveria ka vendosur qe me 2.42 per qind te aksioneve te kompensoje ish pronaret e truallit si dhe punonjesit e shoqerise.

Pjesa e mbetur prej 12.57 per qind do te shitet permes ankandit publik. Te njetat burime thone se ky eshte privatizimi qe ka gjasa te zhvillohet i pari dhe mendohet ne fillim te vitit tjeter.

Ndersa per Albtelekomin ku investitori turk zoteron 76 per qind te aksioneve, qeveria ka kaluar per punonjesit e shoqerise 3.12 per qind te aksioneve, ndersa mbetet ende per t'u percaktuar pjesa qe do te marrin pronaret e truallit.

Aksionet qe do te mbeten pas kompesimit te pronareve do te shiten edhe keto permesa ankandit publik.

Per shoqerite OSSH dhe ARMO, te cilat jane privatizuar te fundit, qeveria ende nuk ka percaktuar se cpjese te aksioneve do te marrin ish pronaret dhe punonjesit e shoqerise.

Pasi keto te percaktohen atehere pjesa e mbetur do te kaloje per shitje ne ankand publik, ku do te percaktohet edhe ccmimi i shitjes se aksioneve.

Ministria ben te ditur se vetem punonjesit e shoqerive kane te drejten per te perdorur bonot e privatizimit ne shkembim te aksioneve qe u ofrohen.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›