E Shtunë, 31 Tetor 2026

George Michael, 27.000 funte për një javë në spital

Këngëtari, George Michael po përballet sërish me probleme shëndetësore. Michael është shtruar në një spital ku ka kaluar një javë dhe për këtë ka paguar plotë £27,000 mijë funte për një javë qëndrim.

49 vjecari thuhet se është shtruar në spital si pasojë e problemeve me ankth.

Ndërkaq, i dashuri i tij, Fadi Fawaz ka qëndruar me të duke u vendosur në një shtëpi luksoze, pronë kjo e spitalit në New South Wales. Pas përmirësimit të gjendjes, Michale dhe i dashuri i tij janë kthyer sërish në Londër.

Michael ishte përballur me pneumani në vitin 2011.Problemet me këtë sëmundje gati i kishin marrë jetën. Si pasojë e kësaj, këngëtarit i është dashur ti nënshtrohet një tretmani të gjatë dhe si rrjedhojë pati anuluar një sërë koncertesh./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›