E Diel, 1 Nëntor 2026

Eneda, 7 muaj shtatzënë në "Portokalli"

Spektakli i humorit shqiptar "Portokalli", ka filluar sonte me sezonin e ri televiziv.

Këngëtarja Eneda Tarifa, e cila është në muajin e shtatë të shtatëzanisë, është rikthyer si moderatorja e spektaklit, përsëri në krah të Salsanos.

Këtë situatë të saj personale do ta shfrytëzojë për të pasur një skenar ndryshe nga çdo prezantuese tjetër. Eneda do t’i këndojë gjithë kohën bebes së saj, duke i rrëfyer (me humor dhe ironi) se çfarë realiteti e pret kur të vijë në jetë, një gjetje kjo shumë e bukur. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›