E Diel, 1 Nëntor 2026

"INSEKT " Studentët e ateliesë së grafikës, refleksione artistike mbi natyrën

Kursi konsiston në njohjen dhe përpunimin e teknikës së gdhendjes më dru (ksilografi) dhe në njohjen e teknikës së vjetër të shtypit të Gutenbergut
Insekt është aktiviteti që po zhvillohet nga data 20 prill deri 10 maj në Atelienë e Grafikës në Akademinë e Arteve me artistin grafist Christian Than Hauser dhe i koordinuar nga pedagogu Ardian Isufi. Studentët e ateliesë së grafikës do japin refleksionet e tyre artistike të përshtatura kryesisht në teknikën e ksilografisë, ku vlen për tu theksuar fakti që ata për herë të parë realizojnë shtypin në letra grafikë origjinale japoneze, gjermane etj. Ky workshop ka të bëjë me teknikat e grafikës dhe gjithçka ka ardhur nga Austria, në bashkëpunim me një profesor atje. Workshopi ka zgjatur një javë dhe të hënën është prezantimin e tij. Tema që u zgjodh Insekt ishte përgjithësisht me teknika në dru. Me këtë teknikë gdhendet druri dhe lyhet me bojë, dhe del pjesa negative në letër. Kjo është teknika që është punuar më tepër në këtë workshop, por studentët kanë punuar dhe në teknika të tjera si në grafi, zink,linoleum, etj theksoi në fjalën e tij profesori Ilir Kaso. Ky proces hulumtimi do të dokumentohet nga fotografi dhe shkrimtari austriak Frank Tichy dhe Andrea Grill përkthyese dhe shkrimtarë, të cilët po përgatisin një reportazh për një revistë prestigjioze të artit dhe gjithashtu do të realizohet një dokumentar i shkurtër nga pedagogët e ateliesë së grafikës Petraq Papa dhe Ilir Kaso për të fiksuar dhe prezantuar hap pas hapi aplitudën e ngjarjeve dhe situatave të workshop. Ky është një bashkëpunim me një artist grafist austriak, i cili njëkohësisht ka dhe një shtëpi botues të njohur në Austri mbi teknika  e grafikës, të gdhendjes në dru të ksilografisë dhe të Gutenbergut. Të gjithë studentët janë përqendruar mbi një temë që quhet Insekt ku nga fauna dhe zoologjia ata marrin disa elementë qëndrorë dhe më pas i tjetërsojnë në një lloj qëndrimi artistik mbi natyrën, situata shoqërore sociale dhe humane por dhe politike. Mbi të gjithë është shumë i rëndësishëm shkëmbimi i eksperiencave, ku jo vetëm po përdorim për herë të parë disa letra japoneze apo gjermane që janë të rëndësishme të teknikës së grafikës së lirë, por mbi të gjitha vlejnë mendimet mbi këto teknik atë vjetra, por me koncepte bashkëkohore. Janë rreth 40 studentë të cilët pas këtij workshopi do të prezantohen në një ekspozitë në disa seksione,u shpreh profesor Adi Isufi. Synimi kryesor sipas pedagogëve është që nga diskutimet dhe debatet që vijnë si pasojë e shkëmbimit të eksperiencave akademike të formëzohen qëndrime dhe reagime artistike të studentëve, duke marrë pikënisjen nga elementë të botës së insekteve dhe të trajtuara në fenomene natyrore apo ekologjike, në  histori shoqërore apo sociale, pra  gjetja e metaforave që shenjëzohen nga teknika të vjetra dhe tradicionale por në tistin e qëndrimit bashkëkohor. Kursi intensiv (work shop)konsiston në njohjen dhe përpunimin e teknikës së gdhendjes më dru (Ksilografi) dhe në njohjen e teknikës së vjetër të shtypit të Gutenbergut. Por pas këtij workshopi ditën e hënë do të hapet dhe ekspozita Insekt në galerinë FAP në Akademinë e Arteve me tre seksione. Seksioni 1-Do të prezantohen punimet grafike të Austriakut Christian Thanhauser më një cikël peizazhe rurale në teknikën e ksilografisë. Seksioni 2-Do të prezantojë Grafikat e studentëve të vitit të II dhe të III të përzgjedhura nga puna intensive në work-shop në teknikën e ekspo-grafikës, por edhe nga teknikat të tjera alternative të grafikës. Seksioni 3- Do të shfaqet dokumentari që pasqyron në detaje mbi aktivitetin dhe që evidenton pikat kyçe të punës dhe procesit hulumtues studentor. Ekspozita Insekt sjell rreth 60 grafike studentore të realizuara në një hark kohor 2 javor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›