ZMK i kërkon Qeverisë hartimin e ligjit për shërbimin e dhënies së pagave

Goxhaj kundërshton pagesën e komisioneve bankare nga punonjësit
Me rastin e Ditës së Punëtorëve, Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Altin Goxhaj i drejtoi një letër Kryeministrit Sali Berisha, me qëllim reflektim publik ndaj situatës së të drejtave social-ekonomike të punonjësve në mbarë vendin. Sipas Goxhajt, një nga çështjet më të rëndësishme për qytetarët në Shqipëri ka qenë dhe do të mbetet dhe për shumë vite niveli i pagave në të gjithë sektorët. ZMK, e cila është edhe një ndër subjektet më përfaqësues të zërit të qytetarëve në Shqipëri, ka konstatuar prej vitesh një situatë të rëndë abuzimi në dëm të qindra mijë punonjësve në të gjithë Shqipërinë, të cilët e marrin pagën nëpërmjet sporteleve të bankave të nivelit të dytë apo nëpërmjet sporteleve të institucioneve të tjera financiare jobankare. Të gjithë punonjësit shqiptarë që marrin pagën në këto subjekte asnjëherë nuk marrin pagën e plotë sipas kontratës që kanë me punëdhënësit e tyre. Ata janë të detyruar që të paguajnë komisione bankare dhe tarifa për një shërbim për të cilin nuk kanë asnjë detyrim. Në këtë mënyrë të gjithë punonjësit e Shqipërisë humbasin çdo vit miliona euro nga rrogat e tyre, ndërkohë që punëdhënësit ia faturojnë këtë shërbim në mënyrë të paligjshme punonjësve të tyre megjithëse çdo përgjegjësi është e tyre dhe e mënyrës se si ata kanë përzgjedhur dhe kanë kontraktuar bankat e nivelit të dytë apo institucionet e tjera financiare jobankare. ZMK pasi ka studiuar prej muajsh sistemin e pagesave në sportelet bankare dhe jobankare të kontraktuara për këtë qëllim, ka arritur në përfundimin se sistemi aktual i pagesave ka këto parregullsi: 1- Punonjësve u mbahet nga rroga një tarifë e caktuar shërbimi në formë komisioni e cila shkel marrëdhëniet kontraktuale financiare që kanë punonjësit me punëmarrësit pasi sportelet e institucioneve bankare dhe jobankare ofrojnë shërbimin në emër të punëmarrësit (i përzgjedhur në marrëdhënie kontraktuale nga vetë punëdhënësit dhe jo nga punëmarrësit). Kjo praktikë ka sjellë dhjetëra miliona euro abuzim në dëm të xhepave të punonjësve në të gjithë sektorët dhe në të gjithë nivelet, qendrore dhe lokale. 2- Punëdhënësit përzgjedhin institucionet financiare që do të kryejnë shërbimin e dhënies së pagave për punonjësit e tyre në mënyrë të njëanshme dhe jo në marrëveshje të drejtpërdrejtë me çdo punonjës çka dëmton interesat e drejtpërdrejta financiare të punëmarrësve të cilat mund të kenë marrëdhënie të tjera kontraktuale preferenciale me subjektet bankare dhe jobankare në varësi të historisë së tyre personale. Kjo ka sjellë disfavore të mëdha financiare dhe të padrejta për punonjësit në të gjithë sektorët dhe në të gjithë nivelet, qendrore dhe lokale. 3- Punëmarrësit nuk kanë të drejtë të realizojnë preferencat e tyre pa kosto në përzgjedhjen dhe ndryshimin e subjekteve financiare në të cilat ata duhet të marrin pagat dhe të kryejnë veprime të tjera financiare në favor të interesit të tyre më të mirë. Kjo praktikë i sjell çdo vit humbje financiare dhe vështirësi burokratike të pallogaritshme dhjetëra mijë punonjësve në të gjithë sektorët dhe në të gjithë nivelet, qendrore dhe lokale.
ZMK, propozim për zgjidhjen e situatës
Për arsyet e shërbimit të dhënies së pagave, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, me rastin e Ditës Zyrtare të Punëtorëve i paraqet një propozim të drejtpërdrejtë që brenda muajit Maj 2009, qeveria të miratojë një VKM, e cila të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e mbajtjes së komisionit dhe të çdo tarife tjetër nga pagat e punonjësve të institucioneve buxhetore në sportelet bankare dhe jobankare dhe Ministria e Financave të nisë punën për hartimin e legjislacionit të nevojshëm që do të zgjidhë problemet e mësipërme si në sektorin publik dhe atë jopublik. Projekt-vendimi i paraqitur nga ZMK-ja për praktikat financiare të dhënies së pagave nëpërmjet bankave të nivelit të dytë dhe subjekteve të tjera financiare jobanka për punonjësit e institucioneve buxhetore parashikon një zgjidhje në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës. Në projekt vendoset që të gjithë punëmarrësit, të cilët e marrin pagën e punës nëpërmjet sporteleve të bankave të nivelit të dytë dhe subjektet e tjera jobankare, nuk duhet tu mbahet asnjë komision bankar dhe nuk kanë asnjë detyrim që të paguajnë ndonjë tarifë shërbimi gjatë tërheqjes. Ndërkaq, çdo detyrim financiar për kryerjen e këtij shërbimi financiar është përgjegjësi kontaktuale e punëdhënësit me institucionin financiar që kryen shërbimin. Punëmarrësi nuk ka asnjë detyrim financiar në kryerjen e këtij shërbimi. Së fundmi, sipas projektit të paraqitur nga ZMK, Ministria e Financave duhet të ndërtojë të gjitha aktet e nevojshme normative për të garantuar zbatimin e këtij vendimi.