E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kartat", Leskaj: Procesi, rrezik deshtimi

Kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, deklaroi se procesi i pajisjes se shtetasve me karta ka rrezik te deshtoje.

Duke folur ne seancen e sotme parlamentare, Leskaj, u shpreh se eshte depozituar ne kuvend nje nisme qe synon lehtesimin e pajisjes me karta identiteti, per shtetasit qe nuk kane pasaporte.

"Procesi sot duket me i rrezikuar edhe me dyshues, per sa kohe kryeministri nuk u pergjigj per te marre masa, por me te dhenat qe solli beri qe procesi te duket edhe me jotransparent", u shpreh Leskaj.

Duke permendur te dhenat e sjella nga kryeministri dhe zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, Leskaj denoncoi shifrat kontradiktore te dhene nga vete qeveria.

Nderkohe lidhur me mospranimin e propozimit te PS-se per shperndarjen e kartave falas, drejtuesja e deputeteve socialiste, thesoi se pergjigja negative vetem rrezikon procesin zgjedhor.

Pollo: Subvencionim per disa shtresa

Menjehere ka reaguar zevendeskryeministri, Genc Pollo, i cili theksoi se qeveria tashme ka subvencionuar disa shtresa, por leternjoftimet nuk mund te jepen pa pagese.

Duke folur edhe per shqetesimin e socialisteve per rrezik te procesit zgjedhor, Pollo akuzoi kryetarin e opozites, Edi Rama se po perbalt procesin ne mungese te nje alternative qeverisese.

"Listat e zgjedhesve, te dala nga nje regjister i gjendjes civile, duke hequr ne to dublikatat e famshme, i jane derguar 5 muaj me pare, komunave dhe bashkive", u shpreh Pollo.

Qellimi yne- tha Pollo- eshte qe te sensibilizojme sa me shume qytetaret qe te aplikojne, nderkohe qe ne te gjithe qendrat, pasi kushtet teknike jane ne te gjithe vendin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›