Durrës, prostituonte në Bisht Pallë, pranga 21 vjeçares
Një 21- vjeçare nga Berati ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi prostituonte me pagesë në zonën e Bishtit të Pallës në Durrës. Ajo është ndaluar nga policia e qytetit bregdetar të Durrësit, pasi është kapur në flagrancë teksa kryente marrëdhënie seksuale. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku 21- vjeçarja nga Berati, Vojsava B., është kapur teksa ushtronte prostitucion kundrejt pagesës prej dy mijë lekësh të reja me një shtetas me iniciale L M.
Sipas policisë, vajza kishte pranuar vetë të shkonte me klientin e saj kundrejt pagesës prej 2 000 lekësh. Arrestimi i 21- vjeçares është bërë nga strukturat e krimit të organizuar dhe seksionit të luftës kundër trafiqeve. Po të njëjtat burime saktësojnë se në cilësinë e provës materiale gjatë arrestimit, vajzës iu sekuestrua sasia e parave prej 2 000 lekësh të reja, të cilat iu gjetën në çantë, ndërsa materialet në ngarkim të saj i kaluan prokurorisë për hetim të plotë për veprën penale të Ushtrimit të Prostitucionit. 21 vjeçarja gjente klientë me të njohur apo edhe përmes telefonit, dhe pagesa për të kryer seks me të shkonte nga 2 000 lekë deri në 5 000 lekë. Në disa raste, ajo shkonte në banesat e klientëve, ndërsa në momente të caktuara vajza shkonte edhe në disa motele të qytetit të Durrësit apo edhe në terrene të hapura siç ishte edhe rasti i Bisht Pallës. Në fillim policia dyshoi se mos vajza shkonte në këtë zonë për të joshur ushtarët që ndodhen në bazën ushtarake të Bishtit të Pallës, por pas hetimeve rezultoi se ushtarët e këtij reparti e kanë të pamundur të dalin jashtë repartit kur janë me shërbim ndërkohë që është vërtetuar se ata nuk kanë kishin asnjë lidhje apo njohje me këtë vajzë.