E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kjo lojë me librat shkollorë, me urdhër të kujt është bërë?"

Me të vërtetë është vendosur që subvencioni i librave të bëhet nga Posta Shqiptare, pavarësisht nga data se kur mund të bëhet, por fakti qëndron ndryshe nga sa thuhet mbi shpërndarjen e këtyre teksteve shkollore, të paktën unë bëj fjalë për atë që ka ndodhur këtu në Kukës. Vajza ime është në klasën e 8-të dhe natyrisht është e kompletuar me të gjitha tekstet shkollore përkatëse. Por, si janë pajisur këta nxënës me këto libra shkollorë. Në fakt, nga të gjitha tekstet që nuk e di sa janë në numër, vajza ime ka marrë vetëm dy tekste e një faturë tatimore, ndërsa të gjitha librat e tjera janë marrë me lekë në dorë, pra pa faturë. Jo vetëm kaq, por më e madhja dhe më i çuditshëm është fakti se kur janë mbledhur faturat, nuk janë bërë me dije nxënësit që deri në këtë ditë duhet të sillni faturat me vete, por kanë mbledhur faturat një ditë prej ditësh, pra do të thotë që kush i ka pasur faturat me vete atë ditë që ju kanë thënë mësuesit i kanë dorëzuar, ndërsa nxënësit e tjerë që nuk i kanë pasur me vete, nuk iu është lënë në dispozicion ditë tjetër për t'i sjellë. Kjo lojë nuk e di se me urdhër të kujt është bërë, por di të them që ditën e nesërme u kanë thënë mësuesit nxënësve, që nuk na pranojnë fatura të tjera. Pra kur shteti paguan nga buxheti i tij për rimbursim të këtyre librave dhe natyrisht që ndan një fond për këtë punë, kujt do t'ia kalojë këto subvensione, cilave firma, pasi në përgjithësi, të paktën flas për këtu në Kukës, librat shkollorë u janë shpërndarë personave që i kanë dhënë librat me lekë në dorë dhe pa asnjë faturë tatimore dhe kjo besoj se, pa asnjë mëdyshje, është një shkelje e procedurave të shtetit, pasi fillimisht është thënë që librat do shpërndahen të shoqëruara me fatura tatimore. Dhe ne shohim që gjithçka bëhet dhe askush nuk mban përgjegjësi për të gjitha këto parregullsi që bëhen. Por besoj se këtu mund të bësh ç'të duash dhe mos të të hyjë ferrë në këmbë, pasi ata që i bëjnë, i pastrojnë mirë rrugët nga "gjembat". Atëherë, në rast se kjo rrumpallë ekziston vetëm këtu në Kukës, të gjendet arsyeja, pse? Dhe në rast se është tipike në të gjithë Shqipërinë, do ishte më mirë që ky fond të mos zbritej fare nga Buxheti i Shtetit, sepse ndoshta dhe nuk do i dihet destinacioni se ku do përfundojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›